
Lexoni edhe:
Alarmante, shteti politik dhe drejtësia në Kosovë janë kapur keq nga krimi juridik
Deri më tani rreth 1 mijë qytetarë kanë kërkuar ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës së tyre. Kështu bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kreu i Sekretaritit Burim Ahmetaj.
Ahmetaj ka njoftuar se deri më tani janë 933 kërkesa, prej tyre 783 janë paraqitur përmes platformës online nga ueb faqja e KQZ-së dhe 150 kërkesa janë paraqitur përmes formularëve në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komuna të ndryshme.
Alarmante, shteti politik dhe drejtësia në Kosovë janë kapur keq nga krimi juridik
Lexoni edhe:
Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit vetëm brenda komunës do të përfundojë më 7 shtator.
Ndërrimi i qendrës së votimit mund të bëhet përmes kësaj platforme që është publikuar në ueb faqen e KQZ-së: https://eomp.kqz-ks.org/, apo duke plotësuar formularin në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën prej nga vjen votuesi.
Gjithashtu, përmes kësaj platforme, votuesit mund ta mësojnë vendvotimin e tyre duke shënuar vetëm numrin e tyre të letërnjoftimit.
Po ashtu, Ahmetaj ka njoftuar se nga data 10 korrik deri më 3 gusht janë pranuar 2101 aplikacione për t’u regjistruar për të votuar jashtë vendit nga të cilat 140 nuk janë aprovuar akoma.
(Kosova Sot Online)