Lexoni edhe:
Detyrë e rëndë për Ministrin e Mbrojtjes, të ndalet hajnia 20 vjeçare në Ushtrinë e Kosovës!
Shkruan: ANALISTI- Skënder Kapiti
Drejtësia i duhet kthyer ligjit, shtetit e demokracisë, drejtësia duhet çlirohet nga politika dhe nga krimi i organizuar e korrupsioni.
Zvarritja e procese gjyqësore me qëllim që të mundësohet mosndëshkimi e krimit të organizuar dhe të krimeve të tjera përbën vetë një akt kriminal të sistemit të drejtësisë kosovare. Sipas raportit të KGJK-së për 6 mujorin e parë të këtij viti janë në pritje të pa zgjidhura 5728 lëndë të krimit të rëndë, akoma pa u zgjidhur që presin, të kualifikuara si krime të rënda në Procedurë paraprake, Krime të rënda në pritje për Shqyrtim gjyqësor, lëndë në procedure Paraprake në Departamenti Special si dhe lënë në pritje për Shqyrtim gjyqësor në Departamentin Special të gjykatave themelore të Kosovës. Të pazgjidhura, lëndë të këtyre kategorive të rënda presin edhe në Gjykatën e Apelit që kapin shifrën prej gjithsejtë 877 lëndësh. Marr në total numrin e lëndëve të pazgjidhura për vepra të rënda kriminale, që presin në Gjykatat themelore dhe atë të apelit, shifra shkon në 6605 lëndë të kësaj kategorie?!
Këtë paraqitje të gjendjes se gjyqësorit në Kosovë të cilën publiku e mëson nga Gazeta “KOSOVA SOT” tregon gjendjen mjerane se ku është katandisur drejtësia kosovare, e cila është kapur si politikisht ashtu edhe nga korrupsioni dhe krimi i organizuar duke u bërë palë me to, duke u shndërruar në një agjenci allishverishesh, trafikimi e shitblerjeje të ligjit e të drejtës. Dhe kështu drejtësia politike dhe e kriminalizuar është bërë një monopol kriminal i fuqishëm fitimprurës dhe i pa sfidueshme. Pra mund të thuhet se drejtësia në vend që të hetojë e të ndëshkojë krimin e korrupsionin ajo është bërë palë dhe avokati e tyre. Kështu shteti dhe drejtësia në Kosovë janë kapur nga krimi juridiku gjë e cila ka paralizuar sistemin dhe demokracinë. Prandaj duhet patjetër një VETING në si sistemin e drejtësisë i monitoruar e drejtuar nga SHBA. Drejtësia i duhet kthyer ligjit, shtetit e demokracisë, drejtësia duhet çlirohet nga politika dhe nga krimi i organizuar e korrupsioni.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".