Pamje: Burri garon me qenin për ngrënien e petullave, ja kush fiton

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 15:56
 Pamje: Burri garon me qenin për ngrënien e petullave, ja kush fiton

Në internet janë publikuar pamje qesharake, ku një burrë dhe qeni i tij bëjnë një garë interesante – kush po e ha vargun e petullave më shpejt.

Sidoqoftë, ndoshta gara ishte paksa “e padrejtë”, sepse burri për vete kishte vendosur copëza të petullave, ndërsa qeni para vetes kishte petulla të plota.

Videon e ka publikuar tabloidi britanik, Daily Mail, dhe ajo ka marrë rreth 1.000 reagime në Facebook për disa minuta.

Qeni duket garues i fortë, sepse me shpejtësi i përtyp dhe i gëlltit petullat. Nga fundi i vargut me copat e ushqimit, ai i lë petullat e veta dhe ia merr copat pronarit, duke e bërë edhe më qesharake pamjen.

https://fb.watch/7alqDqfRgl/

(Kosova Sot Online)