Pas situatës me zjarre, anëtarët e Komisionit për Bujqësi vizitojnë Suharekën

  • A.P /
  • 04 August 2021 - 16:06
Pas situatës me zjarre, anëtarët e Komisionit për Bujqësi vizitojnë Suharekën

Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapsinor dhe Infrastrukturë, ka vizituar Komunën e Suharekës.

Duke e parë gjendjen e krijuar nga zjarret në Komunën e Suharekës si dhe angazhimin institucional nga Komuna, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqesi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapsinor dhe Infrastrukturë, sot e kanë vizituar Komunën e Suharekës, për t’u informuar lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret si dhe për t’a parë mundësinë e bashkëpunimit në mes të nivelit qendror dhe lokal dhe për menagjimin sa më të lehtë të kësaj situate të krijuar, tash e sa ditë.

Enver Shabani, drejtori i Shërbimeve Publke, njëkohësisht edhe koordinator i situatave emergjente, e ka njoftuar komisionin lidhur me situatën e krijuar.

“Në fund, të gjithë së bashku, kanë dalur në terren, për t’i parë nga afër vatrat e zjarrit dhe për t’i dhënë kurajo zjarrfikësve, të cilët janë në gjendje gatishmërie që nga dita e parë e shfaqjes së zjarrit. Po ashtu, e kanë vizituar edhe Qendrën e Zjarrfikësve në Suharekë”, thuhet nga Komuna e Suharekës.


(Kosova Sot Online)