Presidentja Osmani propozon Vlora Spancën për Auditore të Përgjithshme

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 16:43
Presidentja Osmani propozon Vlora Spancën për Auditore të Përgjithshme

Presidentja Vjosa Osmani, sot ka nënshkruar vendimin me të cilin Vlora Spanca i propozohet Kuvendit të Kosovës për pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, njofton presidenca.

“Vlora Spanca është ekonomiste dhe ka një përvojë 13 vjeçare në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Gjatë kësaj kohe ajo ka ushtruar detyrën e drejtores të Departamentit të Auditimit, udhëheqëses së Divizionit për Auditimin e Performancës, ndërkaq nga viti 2017, ka ushtruar detyrën e Ndihmëses së Auditorit të Përgjithshëm.

Përveç nga Komisioni Intervistues, kandidatët janë vlerësuar edhe kompania britanike BDO në kuadër të projektit të rekrutimit të përkrahur nga Ambasada Britanike. Znj. Spanca ka shënuar sukses të lartë, duke u radhitur si kandidatja më e vlerësuar në këtë proces. Ajo është radhitur e para në vlerësimin e kompanisë britanike BDO me 33 pikë, dhe e dyta në vlerësimin e Komisionit Vlerësues, me 30.4 pikë. Procesi i intervistimit është ndjekur poashtu nga monitorues nga mediat dhe shoqëria civile.

Rrugëtimi profesional i znj. Spanca, si dhe performanca e saj në këtë proces, janë dëshmi e aftësisë dhe profesionalizmit të grave tona. Shoqëria dhe ekonomia jonë do të jenë më mirë vetëm atëherë kur avancohet pozita e grave dhe vajzave në vendin tonë. Prandaj inkurajoj gratë që të vazhdojnë të aplikojnë për pozita të larta menaxhuese në mënyrë që të jenë pikërisht në vendin që e meritojnë”, thuhet në njoftimin e presidences.


(Kosova Sot Online)