Lexoni edhe:
Në pandemi u rritën investimet e huaja në Kosovë
Korriku i këtij viti ishte muaji i tretë më i nxehtë në histori. Në këtë përfundim arrijnë shkencëtarët e Shërbimit Europian për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike “Kopernikus”, të cilët paralajmërojnë se çlirimi i gazrave serë po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme klimën e planetit tonë.
“Me tendencën e globit për t’u ngrohur, ne do të përjetojmë më shpesh muaj që thyejnë rekorde temperaturas gjatë viteve që vijnë”.
Në pandemi u rritën investimet e huaja në Kosovë Lexoni edhe:
Sipas ekspertëve, vetëm muajt Korrik të viteve 2019 dhe 2016 kanë qenë më të nxehtë se ky i sivjetmi. Dëshmi e për këto ndryshime të frikshme është edhe i nxehti i pazakontë që përjetuan këtë vit, Finlanda, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja apo Rusia, ku temperaturat kapërcyen 40 gradë celsius.
Pasojë e tyre janë edhe reshjet e dendura që shkaktuan përmbytje me qindra viktima në gjatë javëve të fundit në Gjermani, Belgjikë e Kinë. Shërbimi Kopernikus bën regjistrim të veçantë të temperaturave në vende të ndryshme të kontinentit dhe botës që prej viteve ’50.
(Kosova Sot Online)