Lexoni edhe:
Takimi Vuçiç-Dodik: A duhet të ndahet Bosnjë-Hercegovina?
Policia po heton vrasjen e një 91-vjeçareje në SHBA, pasi një drejtues kamioni e goditi në rrugë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Rreth orës 7 të mëngjesit të së hënës, viktima u godit ndërsa po kalonte nëpër një rrugicë dhe automjeti “po kthehej në mënyrë të pasigurt kur automjeti i dyshuar u përplas me një këmbësor”, sipas Departamentit të Policisë në Los Angeles.
Takimi Vuçiç-Dodik: A duhet të ndahet Bosnjë-Hercegovina? Lexoni edhe:
Shoferi pastaj doli nga kamioni dhe vuri re këmbësoren “e shtrirë në rrugë”. Policia thotë se shoferi “e largoi automjetin nga rruga, qëndroi aty pranë për rreth tre minuta, pastaj u kthye në automjeti dhe u largua nga vendi duke mos ndihmuar të moshuarën”.
Viktima ndërroi jetë në spital, nga plagët e marra.
Sipas autoriteteve, anëtarët e familjes e identifikuan viktimën si Soon Kim, e cila ka dy fëmijë, pesë nipër e mbesa dhe dy stërnipër e mbesa.
“Të vdesësh në një mënyrë kaq të tmerrshme, ne prisnim që gjyshja në këtë moshë të ndërronte jetë e qetë në shtëpi. Por, të marrësh atë telefonatë është vërtet e rëndë“, tha nipi i saj, Rich Henderson.
Henderson tha se Kim ishte një emigrant nga Koreja e Jugut që jetonte në lagjen ku u vra.
(Kosova Sot Online)