Rrahje masive brenda një familje gjakovare, arrestohen dy femra dhe katër meshkuj

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 11:02
Rrahje masive brenda një familje gjakovare, arrestohen dy femra dhe katër meshkuj

Dhunë familjare ka ndodhur në Gjakovë, pas një mosmarrveshje ku qoi deri tek përleshja fizike.

Sipas policisë, katër meshkuj dhe dy femra janë përleshur mes vete, nga ku të njëjtit kanë marrë lëndime trupore, dhe pas plagëve janë dërguar për tretman mjekësor.

Prokuroria mori vendim që katër meshkujt të dërgohen në mbajtje ndërsa femrat lirohen me procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar , katër meshkuj dhe dy femra kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje  janë përleshur fizikisht ne mes vete. Si pasoj të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe  janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër meshkuj dërgohen në mbajtje ndërsa dy femra lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)