Video e Joe Biden bëhet virale, kjo është arsyeja

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 13:14
Video e Joe Biden bëhet virale, kjo është arsyeja

Joe Biden dëshiron që gjysma e veturave të shitura në SHBA deri në vitin 2030 të jenë me zero emetime të gazrave.

Kjo do të zvogëlojë emetimet e karbonit dhe do të rrisë konkurrencën përballë Kinës, thuhet në deklaratë.

Dhe për këtë, presidenti amerikan ka vozitur vet një veturë elektrike në Shtëpinë e Bardhë.

Politikani 78-vjeçar shihet në video teksa vrapon drejt veturës dhe heq setrën para se ty hyn në veturë dhe ta vozit atë, video kjo që është bërë virale në rrjete sociale.

Vitin e kaluar, vetëm rreth dy për qind e veturave të shitura në SHBA ishin elektrike, krahasuar me rreth dhjetë për qind në Evropë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. 

(Kosova Sot Online)