Vendi sot pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm

  • A.P /
  • 24 June 2026 - 07:17
Vendi sot pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm

Dita e mërkurë në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtra me diell. Gjatë ditës mund të paraqiten reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh në disa zona.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 20°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 26°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

(Kosova Sot Online)