Zyrtari i lartë nga Shqipëria i uron mirëseardhje këngëtarit serb, fajëson kosovarët për qasjen ndaj tij

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 12:21
 Zyrtari i lartë nga Shqipëria i uron mirëseardhje këngëtarit serb, fajëson kosovarët për qasjen ndaj tij

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i ka dal në mbrojtje këngëtarit serb, Goran Bregoviqit.

Përmes një shkrimi të publikuara nga mediat e Tiranës, ai kritikon indirekt kosovarët për qasjen ndaj kësaj teme.

Ndërsa, ai i uron mirëseardhje në Shqipëri këngëtarit serb, Goran Begoviqit.

“Ai vjen në Korçën e serenatës dashamirësisht dhe harmonikisht me tingullin muzikor vetjak për t’a ndarë me publikun, duke sjellë me vete edhe “fajin” e tij të vetëm – origjinën! Apo të jetë protagonizëm tifo-tallavesk veror? Në çdo rast, emancipimi, civilizimi, kultura e toleranca duhet të jenë zemra e shpirti ynë! Si shqiptarë, si njerëz, si ballkanas! Mirësevjen Goran”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Artisti i vërtetë është universal, eksplorator, tejkombëtar, unik, provokues. Çdo individ në këtë planet mund ta shijojë artin e vërtetë të dallueshëm nga cilësia; mund ta projektojë vetveten në të nga Patagonia në Japoni.

Historia dëshmon kokëfortësisht se parapëlqimet e artistëve, edhe gjenial, janë kundër rrymës, tekanjozë, shpesh edhe cinikë: Majakovski adhuronte Leninin, D’Annunzio mbështeste Musolinin, Heminguej dhe Markezi ishin miq të ngushtë të Kastros.

Goran Bregović & His Wedding Funeral Band – 89.7 Eastside FM – Goran  Bregović & His Wedding Funeral Band

Po ja që edhe Denis Rodman, legjenda e NBA sot është mik i Kim Jong Un! E as kjo nuk zhbën dot estetikisht apo artistikisht asgjë nga arti apo talentet e tyre. Ndërsa Bregoviç është një artist i mirëfilltë, instrumentist i thellë dhe elegant i Ballkanit tonë të rrëpirtë, të vrerosur prej nacionalizmave përralluese.

Ai vjen në Korçën e serenatës dashamirësisht dhe harmonikisht me tingullin muzikor vetjak për t’a ndarë me publikun, duke sjellë me vete edhe “fajin” e tij të vetëm – origjinën!

Qëkur të jesh sllav është krim?! Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim?

Po Hitlerin përse e dënojmë? A na lejohet kjo histeri dhe a duhet të heshtim? JO! Stuhia nacional-provinciale kundër Goran Bregoviç, selitur portaleve, nuk ka asnjë lidhje me artin e as me krenarinë, aq më pak me qytetërimin. Me gjasë, mos vallë vjen prej pezmatimit “re-vv-olucionar” nga suksesi i nismës “Open Balkans”, makroprojekti politiko-ekonomik i mendjeve të hapura të Ballkanit?

Apo të jetë protagonizëm tifo-tallavesk veror? Në çdo rast, emancipimi, civilizimi, kultura e toleranca duhet të jenë zemra e shpirti ynë! Si shqiptarë, si njerëz, si ballkanas! Mirësevjen Goran!

(Kosova Sot Online)