
Lexoni edhe:
Mbi 50 mijë kosovarë drejt Shqipërisë për fundjavë, kolona të gjata në Morinë
Irani po përballet me rritjen më të rëndë të koronavirusit deri më tani.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar më shumë infeksione dhe vdekje se çdo ditë tjetër që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet shëndetësore regjistruan mbi 39 mijë e 600 raste të reja dhe 542 vdekje nga COVID-19.
Mbi 50 mijë kosovarë drejt Shqipërisë për fundjavë, kolona të gjata në MorinëLexoni edhe:
Ky numër i vdekjeve shënon rekordin më të madh që nga nëntori i kaluar, duke sinjalizuar kështu se gjendja me virusin ka të ngjarë që të përkeqësohet
Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve në Iran të shkoj në mbi 4.1 milionë, ndërkaq ai i vdekjeve në mbi 94 mijë.
Rastet e reja që kanë ardhur pas përhapjes së variantit Delta, janë mbingarkuar spitalet me pacientë të shumtë.
Në Iran nuk ka pasur asnjëherë më shumë pacientë me COVID-19 në gjendje kritike.
(Kosova Sot Online)