Vdes Qamil Meholli, ish-ushtar i UÇK-së dhe TMK-së

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 19:00
Vdes Qamil Meholli, ish-ushtar i UÇK-së dhe TMK-së

Këtë të hënë ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Qamil Meholli.

Meholli ka shërbyer në Zonën Operative të Shalës.

Varrimi i tij është njoftuar nga familja se do të bëhet të martën në orën 13:00 në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.


(Kosova Sot Online)