Vogëlushi 1 vjeçar nga Reçaku diagnostikohet me kancer, i nevojitet ndihma juaj

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 12:03
 Vogëlushi 1 vjeçar nga Reçaku diagnostikohet me kancer, i nevojitet ndihma juaj

Drin Mahmuti, një vjeçar, nga komuna e Shtimes është diagnostikuar me kancer të gjëndrrës mbiveshkore.

Vogëlushit nga Reçaku i duhen 160 mijë euro për të trajtuar këtë sëmundje jasht vendit, e cila është e papërballueshme për familjen.

Për këtë shkak, prindërit e Drinit kanë shtrirë dorën tek njerëzit bamirës që të gjejnë shërimin e djalin e tyre në spitalet e Turqisë.

“Familjar, miq, shok e dashamir, KEMI NEVOJE PER NDIHMEN TUAJ! Nipi yne Drini, 1 vjeq e 2 muaj eshte diagnostifiku me semundjen kanceroze NEUROBLASTOMA. Sherimi i kesaj semundje behet vetem jashte Kosoves. Per sherimin e tij po kerkohet nje shume prej 160 mije eurove, shume kjo e paperballueshme per familjen tone”, ka shkruar një familjare e tij në Facebook.

Të dhënat bankare i gjeni më poshtë:

https://www.gofundme.com/f/help-baby-drini-get-the-treatment-he-deserves?sharetype=teams&member=13102347&pc=fb_co_campmgmt_m&rcid=r01-162858501673-5f44fe31eb1a45c2&utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=p_lico%2Bshare-sheet%2Bspider2c&fbclid=IwAR2PKZORpfV-AWVy2oRq4VGQ7jq6Euz3hsdNaTuMnW20c6de6hg3ZsHkZPo

(Kosova Sot Online)