Imami i Karaçevës i largon fotot e Rugovës e Skënderbeut derisa po mbahej një e pame

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 11:42
 Imami i Karaçevës i largon fotot e Rugovës e Skënderbeut derisa po mbahej një e pame

Gjatë një ceremonie mortore që po mbahej të dielën në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës, imami i fshatit ka larguar nga salla fotografinë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe Skënderbeut nga salla ku po mbahej ceremonia.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën.

Media mëson se disa persona kanë bërë ankesë në polici kundër imamit të fshatit, i cili derisa po mbahej e pamja për një rast vdekjeje, ka larguar fotografitë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Po ashtu, imami ka larguar dhe të gjitha fotografitë tjera të figurave historike që ishin të vendosura aty.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar, ndërkaq rasti është iniciuar si “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

(Kosova Sot Online)