Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona të plagosur

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 21:28
Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona të plagosur

Të shtëna me armë kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Gjakovës.

Sipas informatave të Policisë, dy persona janë plagosur nga të shtënat në rrugën “Bardhyl Qaushi”.

“Ne orën 19:30 ne rrugen “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë  të shtëna  me armë zjarri ku dyshohet se  dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e St. Policor kanë shkuar ne vendngjarje si dhe është njoftuar AutoAmbulanca. Pas te shtenave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Gjurkaj.

(Kosova Sot Online)