Deputeti i LDK-së paralajmëron rikthimin e karantinës nga muaji shtator: Mungesë menaxhimi, vaksinohuni

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 07:59
 Deputeti i LDK-së paralajmëron rikthimin e karantinës nga muaji shtator: Mungesë menaxhimi, vaksinohuni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa pas rritjes së rasteve të infektimeve me COVID 19, ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen.

Në një shkrim që ka bërë mbrëmë Mustafa, i njëjti thotë se vetëm dje kanë rezultuar 562 raste pozitive me COVID 19, e se thotë që brenda ditësh kjo shifër do të rritet.

“562 raste vetëm sot. Brenda pak ditësh do të arrijë në 1.000 raste në ditë, çdo ditë. 7.000 raste të reja në javë, çdo javë”, shton ai.

I njëjti ka thënë se me ketë ritëm, Qeveria do të detyrohet të marr masa, e mund të shkojmë drejt karantinimit.

“Me këtë ritëm, Qeveria do të detyrohet drejt një niveli karantinimi nga shtatori/tetori. Kjo do të jetë dëmtuese për ekonominë, deri në shkatërrim. Në mungesë menaxhimi, qytetarëve na mbetet vetëm vaksinimi. Ju lutem vaksinohuni”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)