Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor ti shkarkojnë prokurorët dhe gjyqtarët e përfshirë në aferën e audio-përgjimeve!

Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor ti shkarkojnë prokurorët dhe gjyqtarët e përfshirë në aferën e audio-përgjimeve!
Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor ti shkarkojnë prokurorët dhe gjyqtarët e përfshirë në aferën e audio-përgjimeve!

Hasan Preteni

  • 11 August 2021 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Pushtetet janë të ndara, secili nga pushtetet duhet të veproj në mënyrë të pa varur. Që nga formimi i tyre Këshillat Prokurorial dhe ai Gjyqësor nuk kanë reflektuar pavarësi e profesionalizëm dhe as integritet institucional. Dorëheqja është akt moral, institucionet duhet të reflektojnë me veprime konkrete. Të përjashtojë nga sistemi gjyqësor të gjithë ata që nuk janë ne nivelin e detyrave, t’i largojnë të gjithë ata që janë pjesë e sistemit dhe nuk reflektojnë.

-Nga zyrtarë të tillë, të përfshirë në afera, nuk mund të presim veprime konkrete pozitive, ata jo që nuk e luftojnë të keqen , por ata janë pjesë e së keqes. Çka po pret Këshilli Prokurorial? Edhe në sa raste duhet të përfshihet kryeprokurori dhe qe ai të largohet nga i gjithë sistemi?

Një skandal ndoshta edhe mund të anashkalohet, por nëse ju në vazhdimësi prodhoni skandale, personi më përgjegjës për funksionimin e sistemit prokurorial është pjesë e krimit të organizuar deri kur duhet të "durohet" kjo situatë. Qeveria e shkarkoi Drejtorin e Njësitit përgjegjës për luftimin e pastrimit të parasë, pse Këshilli Prokurorial të mos i shkarkon prokurorët e përfolur, pse Këshilli Gjyqësor të mos i shkarkon gjyqtarët e përfolur. Veprime të cilat është dashtë të ndodhin në afatin prej 48 orëve nga shpërthimi i skandalit. Prokuroria është dashtë që të hapë rastin sipas detyrës zyrtare kundër personave të përfshirë në skandal dhe befason edhe heshtja e shumicës së mediave dhe e shoqërisë civile.

Për një punësim të dyshimtë zhvillohen debate dhe debate, reagon edhe shoqëria civile, kurse për skandalin e rradhes, heshtje morti. Dëshmi se edhe mediat e caktuara dhe shoqëria civile janë pjesë e krimit apo çka tjetër?!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".