Përplasen një BMW dhe një Jaguar

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 11:24
Përplasen një BMW dhe një Jaguar

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pedonalen e qytetit të  Shkodrës. Dy makina luksoze, një Jaguar dhe një BMË janë përplasur fort dhe kanë pësuar dëmtime të dukshme materiale.

E çuditshmja e këtij aksidenti është vendi I ndodhjes, pra Pedonalja. Aty sipas rregullave nuk duhet të qarkullojë asnjë makinë.

Ngjarja ka ndodhur në pikun e xhiros së mbrëmjes duke shkaktuar panic tek qytetarët.

Makinat kanë qenë me targa të huaja.

(Kosova Sot Online)