Qeveria kërkon që të shtohen edhe dy festa zyrtare

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 13:16
Qeveria kërkon që të shtohen edhe dy festa zyrtare

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të bëjë festa zyrtare datën 24 qershor, e cila shënohet si dita e egjiptianëve, si dhe datën 25 korrik, ditë në të cilën kujtohen policët e rënë në detyrë.

“Në fund, u propozua të shtohen dy ditë memoriale: Dita e Egjiptianëve më 24 qershor dhe Dita e Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës më 26 korrik”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Këto dy propozime të Qeverisë do t’i shkojnë Kuvendit për t’u votuar si plotësim ndryshim të Ligjit për festat zyrtare.

Qeveria miratoi gjithashtu Planin e Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II).

Ky dokument përcakton veprimet e reformave për zbatim të fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në BE. Këto prioritete shërbejnë në përmbushjen e detyrimeve të parapara edhe në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).

(Kosova Sot Online)