Fëmija vdes në veturën e lënë në vapë, u harrua nga prindi

  • E. /
  • 11 August 2021 - 15:36
 Fëmija vdes në veturën e lënë në vapë, u harrua nga prindi

Një fëmijë 5-vjeçar ka vdekur, pasi dyshohet se u harrua në veturën e lënë në vapë në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët në distriktin Fairfax u thanë gazetarëve të martën se zyrtarët dhe pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit arritën në vendin e ngjarjes brenda minutave pas thirrjes për një fëmijë pa vetëdije.

Sipas zyrtarit policor, John Lieb, fëmija besohet se është lënë i ngujuar në veturë për disa orë, ndërsa ka gjasë që temperatura e lartë të ketë kontribuar në vdekjen e tij, shkruan Independent.

Pasi e gjetën fëmijën pa vetëdije dhe të bllokuar në një ulëse për fëmijë, oficerët ia dhanë ndihmën e parë, para se ta dërgonin në një spital lokal.

“Fatkeqësisht dhe tragjikisht, fëmija u shpall i vdekur në spital”, tha Lieb, duke shtuar se rasti ende është duke u hetuar.

Ndryshe, temperatura në Virgjinia të martën pasdite arriti në 37 gradë. Autoritetet thanë se fëmijës do t’i bëhet autopsia për ta përcaktuar mënyrën dhe shkakun e vdekjes.

(Kosova Sot Online)