Stafi mjekësor në qendra të vaksinimit furnizohet me ujë të Serbisë

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 15:54
Stafi mjekësor në qendra të vaksinimit furnizohet me ujë të Serbisë

Qendra e vaksinimit në Pejë është furnizuar sot me ujë të ambalazhuar të Serbisë.

Stafi mjekësor në qendrën e vaksinimit në këtë komunë, është furnizuar me ujë “Rosa”, i cili është nga Serbia.

E për këtë, drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci është shprehur i painformuar.

Ai ka thënë se furnizimin e qendrave të vaksinimit në Pejë me ujë e bën komuna.

Loci ka deklaruar se ditën e nesërme do të angazhohet për të kuptuar nëse stafi mjekësor është furnizuar me ujë nga Serbia, e nëse sipas tij një gjë e tillë del të jetë e vërtetë, ai do të merr masa.

“Vet komuna e siguron atë. Ne i kemi operatorët, uji nuk e di tani se çfare është, por e kemi ujin e Kosovës. Zakonisht prej operatorit furnizohemi. Unë nesër do ta verifikoj këtë informacion dhe do të marrë masa nëse ka diçka të tillë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë jozyrtarisht kanë thënë për gazetën se komunat i furnizojnë me ujë qendrat e veta, ndërsa furnizimin me ujë e kanë bërë shpesh herë edhe donatorët.

Kujtojmë që numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 ka shkuar në 346 mijë e 746.

Ndërsa, 174 mijë e 991 persona deri tani kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

(Kosova Sot Online)