Assange humb një betejë ligjore rreth ekstradimit në ShBA

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 16:33
Assange humb një betejë ligjore rreth ekstradimit në ShBA

Gjykatësit thonë se raporti i ekspertëve psikiatrik mund të jetë pjesë e apelit të plotë të Uashingtonit zyrtar.

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka humbur një betejë në gjykatë te lartë për t’ia pamundësuar ShBA-së zgjerimin e bazës kundër një refuzimi të mëhershem për ta lejuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat për spiunazh dhe hakim të kompjuterëve qeveritarë, shkruan The Guardian.

Të mërkurën, gjykatësit thanë se një raport nga ekspertiza psikiatrike e Assange që u dorëzua në seancën origjinale dëgjimore në janar mund të jetë pjesë e apelit të plotë të Uashingtonit në tetor.


(Kosova Sot Online)