Xhyldane Kiçmari shkarkohet nga pozita e anëtares së Bordit në KOSTT

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 12:37
 Xhyldane Kiçmari shkarkohet nga pozita e anëtares së Bordit në KOSTT

Xhyldane Kiçmarin është shkarkuar sot nga pozita e anëtares së Bordit të Ndërmarrjes Publike të KOSTT-it.

Për largimin e saj nga kjo pozitë votuan 68 deputetë, teksa 10 abstenuan.

Nënkryetarja e Komisionit për Ekonomi, Jeta Statovci, , ka thënë që Kiçmari  është e punësuar edhe në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në pozitën drejtore e njësisë së auditimit të brendshëm.

Më tutje ajo tha se kanë pranuar një njoftim nga Agjencinë Kundër Korrupsion, për fillimin e procedurës për shqyrtimin e gjendjes konflikt interesi.

Sipas Statovcit, komisioni ka kërkuar  nga Kiçmari se bazuar në ligjin për konflikt të interesit në ushtrimin e funksionit publik të deklaroj deri më 6 gusht 2021 se cilën pozitë do ta ushtroj, në mënyrë që të shmang situatën e konfliktit të interesit.

“Më 6.08.2021 me një email iu drejtua kryetarit të Kuvendit ku tha se do t’i ushtroj dy pozitat. Në vend se t’i ndërmerr veprimet e nevojshme për të shmang konfliktin e interesit, ajo kërkoi nga Kuvendi të caktohet kompensim për punën e saj”, tha Statovci.

Në ndërkohë Kuvendi i Kosovës sot ka votuar për Raportin me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në Ndërmarrjen Publike KOSTT.

Për votuan 64 deputetë, 15 kundër dhe asnjë abstenim.

(Kosova Sot Online)