Nga Kragujevci u zhvendos në Kosovë, serbi shpall kandidaturën për kryetar të Istogut

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 13:13
 Nga Kragujevci u zhvendos në Kosovë, serbi shpall kandidaturën për kryetar të Istogut

Radosh Repanoviq do t’i hyjë garës për të parin e Istogut në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor

Repanoviq është zhvendosur në Kosovë në vitin 2008, ku krijoi një kooperativë bujqësore.

Ai për mediat serbe atë kohë kishte thënë se ndërmori këtë hap pasi pas diplomimit në Fakultetin Juridik në Kragujevc, dhe atje nuk arriti të gjejë punë.

Në garë bashkë me Repanoviqin do të jenë, Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK ende nuk kanë treguar se cilët do të jenë kandidatët e tyre për kryetar në këtë komunë.

(Kosova Sot Online)