Dje janë vaksinuar mbi 19 mijë qytetarë në Kosovë

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 13:01
 Dje janë vaksinuar mbi 19 mijë qytetarë në Kosovë

Vetëm dje në Kosovë janë administruar mbi 19 mijë doza të vaksinës kundër virusit Covid-19.

Rrjedhimisht nga fillimi i procesit të vaksinimit, dje janë dhënë më së shumti vaksina kundër këtij virusi.

Në uebfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë, është njoftuar se dje janë administruar 19 mijë e 227 doza, teksa kanë qenë 18964 termine.

Në nivel të përgjithshëm nga fillimi i procesit të vaksinimit janë administruar 559 mijë e 522 doza.

Me të dy dozat janë vaksinuar 192 mijë e 502 qytetarë, ndërsa vetëm nga një dozë deri tash e kanë marrë 174 mijë e 518 qytetarë.

Poashtu dje u shënua rekord edhe në numrin e rasteve pozitive me këtë virus.

Vetëm dje, janë shënuar 1009 raste pozitive me koronavirus, teksa 4414 raste janë aktive.

(Kosova Sot Online)