Afganistan: Qytetarët nxjerrin paratë nga bankat

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 17:05
Afganistan: Qytetarët nxjerrin paratë nga bankat

Qindra banorë të Kabulit janë nisur drejt “Bankës së Re” për të tërhequr paratë që kanë në llogaritë e tyre teksa luftëtarë talbanë kanë hyrë në qytet duke kërkuar dorëzimin e pakushtëzuar të qeverisë qendrore.

Civilët nga frika se talibanët mund të rivendosin një lloj sundimi brutal që të gjitha, përveç eliminimit të të drejtave të grave, nxituan të largohen nga vendi, duke u rreshtuar pranë bankomateve për të tërhequr kursimet e tyre.

Të shtëna janë raportuar në disa pjesë të Kabulit, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë dhe ministrisë së brendshme të vendit.

Po ashtu shumë misione perëndimore janë përgatitur për tërheqjen e njerëzve të tyre.

(Kosova Sot Online)