Lexoni edhe:
Largimi i Dardan Nuhiut, një fillim i betejës së vështirë të pastrimit prej satelitëve të instaluar nga Thaçi, Veseli dhe Reqica
Nuk ka vend për frikë ndaj afganëve që pritet të strehohen në Shqipëri dhe Kosovë, tha kryetar i Komisionit të Jashtëm në parlamentin kosovar, duke iu përgjigjur dyshimeve për mundësinë e pranisë së talebanëve të infiltruar.
“Nuk besoj që qytetarët e Kosovës, apo të Shqipërisë, apo cilido vend tjetër, që mund të jetë pranues i nejrëzve të këtij procesi tranzicioni në Afganistan, të duhet të kenë frikë për të infiltruar”, u shpreh Haki Abazi.
Haki Abazi sqaroi se afganët që do të mbërrijnë janë intelektualë, pjesë e administratës që po largohet, nga udhëheqës të thjeshtë e deri edhe ministra.
“Kryesisht janë njerëz që kanë të bëjnë me administratën, që kanë punuar me bashkësinë ndërkombëtare për dy dekada, në tentim për të bërë ndërtimin e kapaciteteve të shtetit afgan për të menaxhuar çështjet e brendshme. Nga udhëheqës provincialë deri te ministra dhe drejtorë departamentesh, së bashku me familjet e tyre”, tha Haki Abazi.
(Kosova Sot Online)