Pritje të gjata për të dal nga Kosova në Merdare, policia del me apel

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 12:25
 Pritje të gjata për të dal nga Kosova në Merdare, policia del me apel

Deri në 6 orë po presin mërgimtarët për të dal nga Kosova në pikën e kalimit të kufirit në Merdare.

Ndërsa, në pikat tjera kufitare fluksi i hyrje-daljeve është më i vogël.

Policia e Kosovës, për shkak fluksit të madh në PKK Merdare, kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit

“Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota, në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës është më i madh, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare”, thuhet nga PK.

“Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se : për shkak të fluksit të madh të udhëtareve pritjet janë të gjata dhe apelojmë te të gjithë që të shfrytëzohen edhe pikat tjera të kalimit kufitar. Koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët tanë andaj bëjmë apel tek qytetaret që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare,  ku ka fluks më të vogël dhe pritjet janë minimale”, thuhet nga policia.

(Kosova Sot Online)