Macja “heroinë” shpëton pronaren që ra në përrua, kërkon ndihmë te fqinjët

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 09:32
Macja “heroinë” shpëton pronaren që ra në përrua, kërkon ndihmë te fqinjët

Një e moshuar nga Britania e Madhe ka shpëtuar falë maces së saj, pasi kishte rënë në një luginë.

83-vjeçarja kishte që të dielën që mungonte në shtëpi dhe policia ishte në kërkim të saj.

Një nga fqinjët e saj e kishte vërejtur macen e quajtur Piran, e cila vazhdimisht po mjaullinte, duke u munduar të merrte vëmendjen nga cepi i një fushe afër shtëpisë së të moshuarës.

Në ato momente, fqinji i saj Tamar Longmuir 38-vjeç, ndoqi macen për ta lokalizuar 83-vjeçaren.

(Kosova Sot Online)