Policia aksion nëpër lokalet e Prishtinës, kontrollon a po respektohen masat

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 17:19
 Policia aksion nëpër lokalet e Prishtinës, kontrollon a po respektohen masat

Policia e Kosovës është duke kontrolluar mbikëqyrjen e masave anti-COVID.

Sot në lokalet në kryeqytet, janë parë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po mbikëqyrin zbatimin e masave anti-covid.

Në një njoftim për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk do të tolerojë ata që e shelin ligjin anti-covid.

Po ashtu, është paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë dhe të gjithë ata që shkelin masat anti-COVID do të gjobiten.

Ndryshe,  ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është në takim me krerët e institucioneve shëndetësore, për të diskutuar rreth masave të reja anti-covid, pas rritjes së rasteve pozitive.

Pas krerëve të institucioneve shëndetësore, Vitia do të mbajë një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të Kosovës.

(Kosova Sot Online)