Mjaft, mjaft më zhvatjen klandestine të buxhetit të mbledhur nga taksapaguesit e varfër!

Mjaft, mjaft më zhvatjen klandestine të buxhetit të mbledhur nga taksapaguesit e varfër!

Gani Qarri

  • 17 August 2021 - 14:27

Shkruan ANALISTI- Gani Qarri


Mjerisht të mësuar me zhvatjen e paprecedentë të shtetit dhe praktikën e vjedhjes klandestine të parave të taksapaguesve të varfër të Kosovës për më tepër se 13 vite me radhë të qeverisjeve të inkriminuara, nga ish pushtetarët e mishëruar me korrupsionin galopant dhe krimin e organizuar në vend, çuditërisht edhe anëtarja e Bordit të ndërmarrjes KOSTIT Xhyldane Kiçmari, jo vetëm se ka pranuar padrejtësisht dy paga nga buxheti i shtetit të Kosovës, por me vetëdije, në vend që të ndërmerrte masat e nevojshme për shmangien përvetësimit të parave që nuk i takonin, ajo pa fije turpi, ka vazhduar në vijimësi, të kërkojë edhe beneficione shtesë, kompensim me para për udhëtime dhe shpenzime tjera të pa arsyetuara asnjëherë dhe me asgjë ligjore!

 I vënë në pozicion të pa rrugëdalje, me të kuptuar veprimet e kunderligjshme, legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, në seancën e fundit të sesionit pranveror, me 68 vota “për”, është detyruar që në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Kosovës ta shkarkojë  urgjentisht Xhyldane Kiçmarin nga pozita e anëtares së bordit të KOSTT-it, gjë që do duhej të shoqërohej me masa tjera ligjore, gjykim dhe marrjen e dënimit të merituar, nga gjykata përkatëse vendore.  

Kjo praktike nuk ishte provuar dhe as zbatuar kurrë nga legjislaturat e inkriminuara në të kaluarën, kohë kur gjatë gjithë qeverisjes së pushtetarëve të kriminalizuar, gjithçka fillonte e mbaronte në interpretimet e Agjencionit Kundër Korrupcion, që pothuajse asnjëherë nuk janë zbatuar dhe gati gjithmonë kanë përfunduar në gjykatat e kapura nga politika e lidhur me krimin e organizuar dhe grupet jo formale të interesit.

Vetëm nën udhëheqjen e Qeverisë së re, për herë të parë është shkarkuar drejtpërsëdrejti nga Kuvendi i Kosovës, një zyrtare e lartë e inkriminuar dhe marrë vendimi më i duhur, i domosdoshëm dhe shumë i drejtë, i mirëpritur nga të gjithë qytetarët, për shkarkimin urgjent të zyrtarëve të kriminalizuar zhvatës e mashtrues pervers të popullit dhe shtetit të Kosovës, si zonja Xhyldane Kiçmari & Co, pasi që ajo nuk është e para as e vetmja që me metoda të tilla vjedh shtetin dhe dëmton kundërligjshëm buxhetin e Republikës së Kosovës.

Për aq më tepër reagimi i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, ka ardhur pas konstatimit nga Komisioni përkatës i cili ka  vlerësuar se zonja Kiçmari jo vetëm që ka keqpërdorur pozitën e saj yrtare, por edhe ka pranuar padrejtësisht dy paga nga buxheti i shtetit të Kosovës, madje në vend që ajo vet, ta ndërpriste zhvatjen e paarsyetuar dhe të shmangte konfliktin e interesit, Xhyldane Kiçmari me plan dhe vetëdije, bënë kundërvajtje dhe veprim penal, duke kërkuar edhe beneficione shtesë, kompensim për udhëtime dhe shpenzime tjera të pa bazuara në asnjë të drejtë dhe ligj të Kosovës.

Kështu që, megjithëse ky është rasti i parë i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Kuvendit për shkarkim të zyrtarëve të emëruar në pozita me konflikt interesi, pa asnjë dyshim, vendimi në fjalë, është dhe mbetet mësimi më i mirë për të tashmen dhe të ardhmen, që zhvatje të tilla të mos përsëriten më, duke u bërë shembull se si duhet të luftohet krimi i organizuar kudo që raste të tilla zbulohen, me punësime dhe paga të dyfishta e të trefishta të militanteve politik, në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të buxhetit të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".