Çfarë do të ndodh me gratë në Afganistan? Talibanët kanë një përgjigje

  • E.K /
  • 18 gusht 2021 - 12:16
 Çfarë do të ndodh me gratë në Afganistan? Talibanët kanë një përgjigje

Talibanët kanë marrë sërish kryesimin e Afganistanit pas 20 vitesh pritje. Frika qëndron në rregullat strikte që ata do të vendosin, që prekin kryesisht gratë.

Kur talibanët kanë qenë për herë të fundit në pushtet, gratë, nuk lejoheshin të dilnin vetëm nga shtëpitë, të dilnin në rrugë të zbuluara apo të shkollohen. Duket se këto masa do të hynë sërish në fuqi, e kjo është konfirmuar nga përfaqësues të talibanëve.

“Nuk ka asnjë hakmarrje. Afganistni nuk është një fushë beteje. Ne kemi liruar veten nga të huajt. Sa i përket grave, ato do t’i nënshtrohen të gjitha të drejtave që citohen në sheriat”, u shpreh një përfaqësues i talebanëve.

(Kosova Sot Online)