Vuçiq: Në nëntor fillon ndërtimi i “Autostradës së Paqes” dhe gazsjellësit Nish-Prishtinë

  • A.P /
  • 19 August 2021 - 18:09
Vuçiq: Në nëntor fillon ndërtimi i “Autostradës së Paqes” dhe gazsjellësit Nish-Prishtinë

Kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, ka thënë sot se në fillim të muajit nëntor të këtij viti do të fillojë ndërtimi i seksionit të partë të autostradës Nish-Merdare, derisa në të njëjtën kohë ka njoftuar se do të fillojë edhe ndërtimi i tubacionit të gazit Nish-Prishtinë me gjatësi prej 114 kilometrave

Ai ka thënë se punimet do të nisin në mes të fundit të shtatorit dhe fillimit të nëntorit, ku do të fillojë pjesa e parë e autostradës Nish-Merdare, pra 5.5 kilometrat e parë.

Vuçiq ka thënë se kjo do të jetë një nga zonat më të vështira për ndërtimin e autostradës.

“Nga ato 77 kilometra, ne do të kemi 85 ura, 18 kilometra do të jenë përmes tuneleve. Ne do të kujdesemi që ta përfundojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë Vuçiq.

Ai thotë se do të jetë e nevojshme të ndahen 255 milionë euro për këtë pjesë të autostradës, nga të cilat BE do të sigurojë 40 milionë, për të cilat i falënderoi evropianët.

Autostrada Nish-Merdare, e cila duhet të lidhet me Prishtinën, është folur prej vitesh.

Propozimi për ndërtimin e “autostradës së paqes” Nish-Prishtinë-Durrës, është në kuadër të projektit të përmendur edhe në Marrëveshjen e Washingtonit, derisa më herët është përmendur edhe në vitin 2015 kur Vuçiq kishte qenë kryeministër dhe kishte marrë pjesë në Samitin e Vjenës për Ballkanin Perëndimor.


(Kosova Sot Online)