Komuna e Vushtrrisë investon me ndërtimin trotuarit afër shkollave

  • A.P /
  • 21 August 2021 - 15:10
Komuna e Vushtrrisë investon me ndërtimin trotuarit afër shkollave

Në gjithë Kosovën mungesa e trotuarit dhe ozurpimin i tyre nga veturat është një problematik shumë e madhe që ballafaqohen këmbësorët çdo ditë. E sidomos kur bëhet fjalë për mungesën e trotuarit për gjatë rrugës në shkollë.

E për të evituar më të keqën nga mungesa e trotuarit, Komuna e Vushtrrisë, në krye me Xhafer Tahirin po investon në ndërtimin e trotuareve dhe pajisjen me kamera sigurie për secilën shkollë në këtë komunë, kësaj here ky i fundit ka vizituat sot banorët e fshatit Stanoc të Epërm me investime të reja që u mirëpritën nga banorët Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook mes të tjerash ka njoftuar se sot ka filluar edhe shtrimi i trotuarit në Stanoc të Epërm me gjatësi prej 1.3 km pranë shkollës “Migjeni” Më poshtë statusi i plotë i Xhafer Tahiri: Trotuari në Stanoc të Eperm Së bashku me banorët e Stanocit filluam punimet për ndertimin e mbi 1.3 km trotuar pranë Shkollës “Migjeni”.

Image

Krahas kamerave të sigurisë që janë instaluar në çdo shkollë të Vushtrrisë ne po realizojmë projekte të trotuarit pranë të gjitha shkollave në Vushtrri për të rritur sigurinë e nxënësve Urime banorëve #mepunë #qytetiqëduam #securtiy #school Kujtojmë se Xhafer Tahiri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës rikandidon për kryetar të komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet e 17 tetorit.

(Kosova Sot Online)