11 viktima dhe 1 mijë e 682 raste të reja me COVID-19

  • A.P /
  • 22 August 2021 - 14:58
11 viktima dhe 1 mijë e 682 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 11  viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 682   raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

#Bashkëiadalim 22 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës.

Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.


(Kosova Sot Online)