
Lexoni edhe:
Papa Françesku do të dorëhiqet
Don Lush Gjergji ka rrëfyer momentet kur ka njoftuar Nënë Terezën për faljen e gjaqeve. Thotë se ajo ishte emocionuar aq shumë sa kishte qarë.
“Nëna Terezë aq e emocionuar…unë mendova se u ndërpre lidhja”, tregon ai për telefonatën me Nënë Terezën për faljen e gjaqeve.
Papa Françesku do të dorëhiqetLexoni edhe:
Tre ditë pas këtij komunikimi ai thotë se e kishte takuar atë në Bukuresht.
“Kur i kemi tregu disa fotografi me elemente që me pa çka ndodh, rrudhat në fytyrën e saj kanë qenë të mbushura plot me lot gëzimi. I hapte krahët dhe thoshte: O zot, populli im shqiptar po pajtohet dhe po fal”, shpjegoi Don Lush Gjergji
“Kam letrat që i ruaj si testament ku Nëna Terezë i ka fërguar: Urime rinisë shqiptare për pajtimin e gjaqeve. Thotë pajtimi i gjaqeve është vepër e zotit, pastaj urime dhe dhashtë zoti që të pajtohen të gjithë në popullin tonë dhe në mbarë botën. I kam dy letrat që i ruaj si testament shpirtëror”, tregoi ai.
(Kosova Sot Online)