Zhduket një vajzë nga Deçani

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 09:31
Zhduket një vajzë nga Deçani

Dy ditë më parë është zhdukur një vajzë nga fshati Drenoc i Deçanit.

Sipas raportit të policisë, vajza ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Rastin në polici e ka raportuar babai i saj, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Fsh. Drenoc, Deçan 22.08.2021 – 13:40. Ankuesi mashkull kosovar me ka raportuar se viktima femër kosovare vajza tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend-ndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)