“Ky edhe niher ka provu me mbyt dashnoren e vet në Francë, e ka rreh, ka dashtë me shti me punu si prostitutkë”

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 10:26
“Ky edhe niher ka provu me mbyt dashnoren e vet në Francë, e ka rreh, ka dashtë me shti me punu si prostitutkë”

Një 18 vjeçarë gjatë ditës së djeshme dyshohet se është vrarë nga dy persona, njëri prej të cilëve është arrestuar dhe tjetri është në arrati.

Policia e Kosovës e ka inicuar rastin si “Vrasje e rëndë”, ndërsa ka kërkuar ndihmë për identifikimin e të dyshuarit tjetër, Dardan Krivaqa i cili është në arrati.

E deri sa ky i fundit është në arrati, rrjetet e tij sociale janë vërshuar nga komentet negative.

Por, një nga komentuesit e tij ka shkruajtur disa pretendime të cilat nuk dihet nëse janë të vërteta, por që e lidhin të dyshuarin edhe me një rast të ngjashëm në Francë.

“Ky Edhe niher ka provu me mbyt dashnoren e vet me franc e ka qu e ka mashtru e ka rre ka dasht me shti me punu prostitutk e ka drogu deri sa ka ik ajo e shkreta . ! Pa ftyr Qekjo esht Kur lirohen kriminelat prej burgut me te njofshum”, ka shkruar komentuesi në fotografinë e Dardan Krivaqës.

(Kosova Sot Online)