Tragjedia në Ferizaj, flasin kolegët e punës dhe fqinjtë e Arbër Sejdiut në Zvicër

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 15:35
 Tragjedia në Ferizaj, flasin kolegët e punës dhe fqinjtë e Arbër Sejdiut në Zvicër

Dy burra dyshohet se kanë vrarë 18-vjeçaren M.O. në Ferizaj. Ndërkohë, 29-vjeçari Dardan Krivaqa dhe 32-vjeçari Arbër Sejdiu, i cili jeton në Zvicër, janë arrestuar nga Policia.

Siç raporton mediumi zviceran, 20minuten, 32-vjeçari Arbër Sejdiu jetonte në perëndim të rajonit të Luzernit dhe punonte në një kompani ndërtimi. Fqinjtë e tij thanë atë nuk e kishin parë prej muajsh. Ai ka edhe një apartament në Suedi.

Një koleg i punës e përshkroi atë si të qetë dhe tha se nuk ua kishte tërhequr vëmendjen për ndonjë gjë të veçantë. Sipas disa burimeve të këtij mediumi,, 32-vjeçari është shtetas suedez dhe ka një apartament në Suedinë jugore. Ai nuk kishte pasaportë zvicerane, njoftoi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Arbër Sejdiu akuzohet se mori pjesë në rrahjen deri në vrasjen makabre të 18-vjeçares M.O. për dy ditë me radhë.

Akti i tmerrshëm është kryer në veri të Ferizajt në një banesë ku Dardan Krivaqa dhe M.O., jetonin prej dy muajsh pasi ishin martuar. 

32-vjeçari Arbër Sejdiu dhe shoku i tij Dardan Krivaqa e sollën trupin e pajetë të 18-vjeçares dhe e lanë atë në spitalin e Ferizajt të dielën pasdite. Më pas, ata u larguan me një veturë Audi me targa zvicerane.

Ndaj Arbër Sejdiut Gjykata Themelore e Ferizajt caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

(Kosova Sot Online)