Babait 90-vjeçar i nevojitet një transfuzion gjaku, vajzat që nuk besojnë te vaksinat nuk e lejojnë

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 08:33
 Babait 90-vjeçar i nevojitet një transfuzion gjaku, vajzat që nuk besojnë te vaksinat nuk e lejojnë

Një ngjarje e pabesueshme është regjistruar në Rimini të Italisë ku dy vajza nuk kanë lejuar babain e tyre mbi 90 vjeç të marrë një transfuzion gjaku.

Dy vajzat që nuk besojnë te vaksinat nuk duan që gjaku i një personi të vaksinuar kundër Covid-19 të aplikohet te prindi i tyre dhe për këtë arsye transfuzioni nuk është bërë.

Sipas raporteve nga stafi shëndetësor i spitalit, vajzat kundërshtuan sepse donin të dinin nëse gjaku vinte nga një donator i vaksinuar kundër koronavirusit.

Ato kishin frikë se babait të shtruar do t’i injektohej ARN, molekula që qëndron pas vaksinave më të zakonshme të përdorura në këtë periudhë, Moderna dhe Pfizer.

Shpjegimet e stafit nuk mjaftuan dhe, ndër të tjera, vajzat nuk donin të kuptonin se donacionet e gjakut janë anonime.

(Kosova Sot Online)