“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vrasjen makabre të Marigonës”

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 14:50
“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vrasjen makabre të Marigonës”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë që Qeveria kërkon dënim maksimal ndaj “kriminelëve që e kanë vrarë Marigona Osmanin, 18 -vjeçaren nga Ferizaj”.

Haxhiu në konferencën e sotme, është shprehur e shqetësuar me vrasjen makabre që ka ndodhur.

“Si ministri e Drejtësisë kemi përgjegjësi koordinimin institucion në raport me rastet e dhunës në familje. Ne kemi themeluar grupin ndërministror dhe është funksional si asnjëherë më parë. Ne kemi nisur një fushatë për të raportuar dhunën në familje. Ne ishim edhe në protestë, kjo për të treguar se do të japim angazhimin tonë si Qeveri në adresimin e këtyre rasteve. Në si qeveri kërkojmë dënim maksimal për personat që kanë bërë këtë krim”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë se kanë arritur ta finalizojnë draftin e kodit të procedurës penale.

“Gjykimi në mungesë do të lejohet për të gjitha veprat penale dhe askush nuk do të ketë mundësi t’i shmanget drejtësisë, personat që do të akuzohen për raste e korrupsionit etj do të suspendohen nga detyra”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)