Të enjten më freskët dhe me shi, parashikimi i motit për pjesën e mbetur të javës

  • A.P /
  • 25 August 2021 - 20:53
Të enjten më freskët dhe me shi, parashikimi i motit për pjesën e mbetur të javës

Nga e premtja vranësira të ndryshueshme dhe më ngrohtë.  Të dielën sërish freskët e me shi.

Në ditët e ardhshme mbetet mot më i paqëndrueshëm.  Ditën e enjte parashihet mot më i freskët dhe me të reshura të dobëta shiu, që deri në orët e mbrëmjes pushojnë.

Nga dita e premte do të mbajë mot më i ngrohtë, me vransira të ndryshueshme, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.  Ditën e diel sërish masa më të ftohta ajrore depërtojnë në vend që sjellin te një zbritje e temperaturave dhe reshje lokale shiu.  Ditën e hënë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo aq i ngrohtë.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, vende-vende mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, ku rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16C.

26.08 – Më freskët. Kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta shiu që nga orët e mëngjesit, e gjatë ditës me intervale me diell, e vende-vende edhe me bubullima.

27.08 – Kryesisht me diell, e me vranësira kalimtare gjatë ditës.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

28.08 – Vranësira dhe intervale me diell.

29.08 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu.

30.08 – Kryesisht me diell.

Temperaturat do të jenë të ndryshueshme këto ditë, me minimale që zbresin deri në 10C, e maksimalet nga 24C, ditën e enjte rriten deri në 28C, të premten, e të dielen zbresin edhe deri në 22C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 5-13m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.


(Kosova Sot Online)