E mbuluar me ari kokë e këmbë: I ke 250 mijë euro merr nuse në këtë qytet, po s’i pate mbetesh beqar

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 09:28
E mbuluar me ari kokë e këmbë: I ke 250 mijë euro merr nuse në këtë qytet, po s’i pate mbetesh beqar

Dasmat shqiptare kushtojnë shumë, sidomos ata që organizojnë dasma tradicionale! Vetëm veshjet e nuseve në Kërçovë kushtojnë mijëra euro, deri 250 mijë.

Për të marrë një vajzë nga Kërçova e Maqedonisë, dhëndri i ardhshëm duhet të ketë 5 mijë euro për një fustan sipas traditave shqiptare, e po ta shikosh në përgjithësi atij i duhen 250 mijë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet që kërkohen nga familja e vajzës.

Gjësendet e arit që vendos nusja natën e dasmës, zakonisht kanë çmime nga 1 mijë deri në 5 mijë euro.

“Kur kërkojnë nuse në Kërçovë, nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin.”, është shprehur Elton Mehaj, që ka qenë pjesëmarrës në një dasëm atje.

(Kosova Sot Online)