Është koha për ta pastruar urgjentisht sistemin e drejtësisë nga mbetjet kriminale të SHIK-ut që po ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar!

Është koha për ta pastruar urgjentisht sistemin e drejtësisë nga mbetjet kriminale të SHIK-ut që po ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar!

Gani Qarri

  • 26 August 2021 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Për tu dhënë fund lidhjeve mafioze te mafio-politikes dhe oligarkisë kriminale me gjyqtar e prokuror të mbështetur tani e 20 vite me pare nga SHIK-u ilegal, që së bashku po e zhvatin shtetin pandalshëm për më shumë se dy dekada, është koha e fundit që të bëhet spastrimi i plote e fondamental i gjithë sistemit të kalbur të drejtësisë dhe personat përgjegjës të vendosen në bankën e të akuzuarve e të marrin dënimin maksimal sipas ligjit , në mënyrë që raste të tilla kriminale deri edhe vrastare të mos përsëriten më kurre, dhe fatin e keq të viktimave të deritanishme, të mos e pësojë askush tjetër në të ardhmen ne Republiken e vetete te Kosoves!

-Krimi makabër që sapo ndodhi në Ferizaj, nga një kriminel i njohur recidivist për institucionet e drejtësisë, është edhe një goditje tjetër e radhës super e rëndë kundër gjyqësisë së kalbur dhe prokurorisë totalisht të dështuar, të kapur e të korruptuar të Kosovës e cila urgjentisht dhe pa asnjë pritje të mëtejme duhet ti nënshtrohet procesit të thellë të llogaridhënies personale dhe grupore duke arrestuar dhe vënë menjëher në bankën e të akuzuarve gjyqtatrët dhe prokurorët përgjegjës.

Në Kosovë duhet urgjentisht të fillojë spastrimi rrënjësor i institucioneve të kalbura të drejtësisë inekzistente, pa pritur asnjë ditë më tepër, nisjen e procesit të VETTING-ut, që po shihet qartazi se është aq i nevojshëm, sa vet liria dhe jeta e njerëzve të këtij vendi, sidomos për gratë dhe femrat e reja, të pambrojtura në Kosovë. Prandaj pas aktit më të ri criminal, gjyqtarët, prokurorët e hetuesit e tillë duhet menjëherë të burgosen, vendosen në bankën e të akuzuarve dhe marrin dënimet më të rënda të mundshme, të cilët në vend të vendosjes së drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, me veprimet e tyre inkriminuese, janë kthyer në sponsosrizuesit kryesor të krimit teper makaber në Kosovë. Ata sw bashku me kryegjyqtarët e kryeprokurorwt janë aty për të dhënë drejtësi, duke zbatuar e garantuar detyrimisht zbatimin e ligjit dhe për t’u përballë me krimin, por me këtë rast, po dëshmojnë edhe njëherë më tepër, se për shume vite ata kanë bashkëjetuar e bashkevepruar edhe vet me krimin dhe lidhë paqe me kriminelët, duke u bërë edhe avokat e mbrojtës të tyre, pikërisht nga zyrat e shtetit që u ka dhënë në dispozicion për luftimin e krimit, ndërsa në vend të luftimit,e avokojnë krimin nw kundërshtim me të gjitha rregullat dhe obligimet që kanë, duke shkelur ligjet dhe kushtetutën e vendit!!!

Siç dihet, tash e një kohë të gjatë, të gjitha kritikat për mos efikasitet dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë u janë ngarkuar kryesisht politikanëve mafioze, duke drejtuar gishtin vetëm nga politikanët ndërhyrës dhe amnistuar mungesën e integritetit të prokurorëve e gjyqtarëve të kriminalizuar në raport me mos përmbushjen e përgjegjësive të tyre ligjore. Ndaj pas këtij dështimi të madh, do duhej bërë një kërkesë publike në adresa konkrete me emër e mbiemër, të te prokurorëve e kryeprokuroreve, të gjyqtarëve dhe kryegjyqtarëve të cilët nuk e kane kryer dhe nuk po e kryejnë punën e tyre me profesionalizëm e integritet, që sa me parë dhe menjëherë, ata vet t’i lirojnë pozitat që mbajnë padrejtësisht për t`ua lëshuar vendin kuadrove të reja me dije profesionale, vullnet për punë dhe guxim veprimi, për zbatimin me integritet të ligjit.

Por njëkohësisht edhe presioni publik duhet të rritet dhe të jetë i qartë, në mënyrë që ata gjyqtar e prokuror të cilët nuk kane integritet e guxim, përballë krimo-politikës, perballe SHIK-ut ilegal dhe kriminelëve dhe grupeve mafioze, të lirohen menjëherë nga përgjegjësitë dhe t’ua hapin rrugën atyre që sundimin e ligjit e kanë per prioritet dhe detyrën e kryejnë me nderë e përgjegjësi te plotew. Prandaj ky është momenti vendimtar që deklarimi i Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, të mos mbetet më vetëm një paralajmërim i rëndomtë i dëgjuar kush e di sa herë deri më tani prej saj , por të kthehet në veprim të menjëhershëm dhe uragan të njëmend e vetpastrues, i cili duhet të godas pikësëpari në kupolën e organeve të stërkapura të drejtësisë nga ish-krimopolititka dhe oligarkia mafioze, në mënyrë që definitivisht të shkatërrohet bashkëjetesa e mëtejme e ligj zbatuesve të kapur e të korruptuar me rrjetet e nëntokës mafioze dhe krimin e organizuar në vend.

Kurse fjalët e ministres Haxhiu se ajo nga pozita dhe përgjegjësitë që i`a lejon ligji, do të kërkojë përgjegjësi individuale dhe grupore duke filluar nga koka, që donë të thotë nga vet Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe KPK-ja për neglizhimin dhe zvarritjen e ndjekjes, si dhe mos-gjykimit të rasteve të rënda me veprime të dëshmuara kriminale, sikurse ishte edhe rasti i fundit, për të kaluarën e ditur dhe te njohur të të dyshuarit për krimin makaber ne Ferizaj, duhet të gjejnë zbatim urgjent dhe jo të mbeten vetëm në letër, apo si shumë herë më parë, edhe kësaj radhe ti marrë era. Ministrja Haxhiu pas këtij rasti që përfundoi me fatalitet dhe një vrasje tjetër edhe më makabre, me të drejtë theksoi se ky ishte edhe një tjetër skandal në sistemin gjyqësorë të Kosovës, përderisa shohim se si i dyshuari kryesor kishte edhe aktakuzë të ngritur që nga viti 2013, por që për shkaqe të pashpjegueshme dhe asnjë arsye të bazuar, kishte pushuar i pa prekur për plot 8 vite me radhë! Ndaj dhe nuk ka mundësi të mos shtrohet pyetja e patejkalueshme, se si ka mundësi që një person i tillë të jetë gjatë gjithë kësaj kohe i lirë dhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë shqyrtim adekuat gjyqësor, pse nuk arrestohet gjyqtari dhe prokurori përgjegjës dhe deri kur do të amnistohen aktet e tilla të tyre, të cilat po marrin jetërat e pafajshme në vend.

Për aq më tepër Ministrja Haxhiu me plot arsye ceku, se ky është një rast tepër i rëndë kundërligjor për të cilin duhet të na flasë vet Këshilli Gjyqësor i Kosovës edhe si trupe e larte e gjyqesorit, ata të cilët paguhen nga shteti për të kryer punën si duhet, dhe në vend të sqarimit, nuk do të konsiderohet edhe kjo deklaratë, si ndërhyrje në drejtësi” siç u shprehën ata vetëm pak kohë më parë.

E çuditërisht, vetëm pas kësaj ngjarje të dhembshme dhe deklaratës së Ministres Haxhiu, është kujtuar edhe Këshilli i përgjumur mbi dosjet e krimit Gjyqësor i Kosovës, të premtoi se pas përfundimit edhe me një viktimë të re dhe humbjes edhe të një jete të pafajshme rinore, ky këshill çudibërës, përfundimisht do të merret me hetimin e këtij rasti dhe adresimin e përgjegjësisë, pa dhënë shpjegime se pse kriminelët lihen të lirë nga gjyqtarët, punën e të cilëve ata duhet ta mbikëqyrin ndonjëherë, në qoftë se jo, në vijimësi. Ky rast kaq i rëndë kriminal, medoemos duhet të vejë në spikamë dhe bëhet shkas që edhe opinion publik, shoqëria civile dhe politika që e drejton shtetin të angazhohen akoma më shumë për të ndikuar në spastrimin e plotë dhe përfundimtar të sistemit të kapur të drejtësisë, fillimisht me paravetting të shpejtë si proces i llogaridhënies personale e grupore, për papërgjegjësi në kryerje të detyrës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i hapur kështu rrugë më të lehtë Vettingut në vijim.

Kjo për vet faktin se shumë raste të tilla e të ngjashme, të cilat nuk janë më të rralla as të pakta në Kosovë, por kanë ndodhur edhe në të kaluarën e afërt, e sidomos ky i fundit, po dëshmon katërçipërisht se i tërë sistemi i drejtësisë është komplet i kalbur deri në palcë, i korruptuar këmbë e krye dhe i tejkriminalizuar në çdo cep, andaj duhet të fillojë menjëherë filtrimi i detyrueshëm dhe i tërësishëm i tij, nëse vërtetë duam të kemi rend e ligj dhe shtet të mirëfilltë ligjor në Kosovë!

Kërkohet veprim i vendosur e i menjëhershëm dhe nuk mund as nuk guxon më të arsyetohet askush si deri më tani, se kinse kjo punë do kohë dhe nuk bëhet për një ditë, por të hidhet në aktivitet të menjëhershëm ligjor dhe të fillohet që tani, për t’i përjashtuar pikësëpari gjyqtarët e prokurorët e kapur e të korruptuar dhe vendosur vet ata para drejtësisë për abuzim me ligjin dhe pozitën zyrtare. Të penalizohen pikësëpari për mosveprimin e tyre, e pastaj të pastrohen edhe rrugët e ambientet prej kriminelëve e vrasësve ordiner që në vazhdimësi po veprojnë lirshëm nga gjyqtarët e kapur dhe drejtësia e kriminalizuar duke goditur familjet dhe shoqërinë kosovare në përgjithësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".