
Komuna e Vushtrrisë merr masa për parandalimin e dhunës në familje
Komuna e Vushtrrisë ka angazhuar 5 psikolog dhe 7 punëtor social në Qendrën për Punë Sociale QPS me qëllim të parandalim të dhunës në familje e trajtim të efekteve negative të Covid 19 në shoqëri.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale dhe Qendra për Punë Sociale përmes një projekti të dizajnuar për të ndihmuar parandalimin e dhunës në familje dhe trajtimin e efekteve negative të Covid 19, ka angazhuar me kontratë të përkohshme 5 psikologë dhe 7 punëtorë social të cilët janë vendosur në QPS Vushtrri.
Këta profesionist janë të gatshëm të ofrojnë këshillime profesionale për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për këto shërbime sociale.
Sot Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri e ka vizituar QPS dhe ka biseduar me këta profesionist ku ka kërkuar angazhim që bashkë më lehtë të përballojmë efektet e pandemisë Covid 19.
Komuna e Vushtrrisë po i anagzhon të gjitha resurset që si qytet të përballojmë Covid 19.

(Kosova Sot Online)