Gjendja e rëndë me COVID-19 në vend, Kurti anulon vizitën në Austri – thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 13:04
Gjendja e rëndë me COVID-19 në vend, Kurti anulon vizitën në Austri – thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID 19, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

“Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, bën të ditur zyra e kryeministrit.

Situata në vendin tonë me koronavirusin është shumë e rëndë, në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 18 persona, ndërsa rreth 2 mijë qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Siptalet janë stërmbushur me pacientë që po trajtohen nga ky virus, ndërsa bëhet fjalë për mbi 25 mijë raste aktive në vend.


(Kosova Sot Online)