Mbërrin aeroplani i parë me afganë në Kosovë

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 21:15
Mbërrin aeroplani i parë me afganë në Kosovë

Aeroplani i parë me afganë ka aterruar në Aeroportin e Prishtinës në mbrëmjen e së dielës.

Aeroplani i ushtrisë amerikane ka aterruar në Kosovë me një numër të refugjatëve afganë të cilët pritet të sistemohen në Kosovë. Refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë në vend ndërkohë që Ministri i Brendshëm ka deklaruar se Kosova mund të presë deri në 2 mijë refugjatë afganë.

SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria.

 Ambasadori Kosnett shprehu falënderimin e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Po ashtu, Ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright ka shprehur mirënjohjen e saj për vendet që kanë pranuar të mirëpresin refugjatët afganë, në mesin e tyre edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

(Kosova Sot Online)