Mos u mashtroni ju që u korruptuat dhe rrezikuat themelet e shtetit, ka kaluar koha e prostitucionit politikë në Kosovë?!

Mos u mashtroni ju që u korruptuat dhe rrezikuat themelet e shtetit, ka kaluar koha e prostitucionit politikë në Kosovë?!
Mos u mashtroni ju që u korruptuat dhe rrezikuat themelet e shtetit, ka kaluar koha e prostitucionit politikë në Kosovë?!

Skender Mulliqi

  • 30 August 2021 - 08:45

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

 Zgjedhjet lokale të tetorit po afrohen. Shefat e politikës së vjetër ,  edhe pse të korruptuar nuk po i fshehin apetitet për tu kthyer në pushtet. Ata po i ndërrojnë maskat në paraqitjet e tyre publike, për të ardhur deri të synimi i dëshiruar. Paraqitjet e tyre nuk kanë mundësi më të shitën në opinionin e gjerë publik. Aq shumë gabime kanë bërë për 20 vite sa nuk ka gjë që i lanë mëkatet e tyre .

-Ka skaduar koha e prostitucionit politikë në Kosovë! i ka kaluar koha edhe  pendrekut të tipit diktatorial mbi shpinën e kërrusur të  popullit. Mjaftë gjatë e kanë prishur disponimin e qytetarëve me punë të mbrapshta të tyre .Mjaftë na mbajtën fjalime si të ishim në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar! U sollën dhe vepruan në mënyrë patologjike karshi demokracisë. E errësuan edhe botën e informacionit më rrena dhe manipulime të vazhdueshme.Politika e vjetër do të duhej të përmbyset përfundimisht më zgjedhjet lokale të vjeshtës. PDK dhe LDK më zgjedhjet e tetorit plebishitare do të margjinalizohen  edhe më shumë mendojë unë , sepse njerëzit e korruptuar nuk i duhen Kosovës.

Ata janë bërë pengesë e madhe e ecjes tonë përpara. Janë bërë pengesë e inkuadrimit në Evropën e Bashkuar, si synim i përhershëm i shqiptarëve .Ka humbur besimi në strukturat e këtyre subjekteve të  pa  reformuara apo shumë pak të reformuara politike .Sigurisht së nuk do të votohen më njerëzit e politikës në të cilët është humbur besimi. Nuk do të ishte normale që të ndodhë rikthimi i politikave të sëmbuara. Ata shumë rrejtën për para dhe për pushtet. Njerëzit më komplekse nga e kaluara komuniste duhet të skajohen nga politikë bërja tash , e jo më vonë. Zgjedhjet nuk janë ndeshje futbolli, ku luhet për ti argëtuar shikuesit në tribuna të stadiumit, dhe për ti argëtuar shikuesit pranë ekraneve televizive. Ka përfunduar koha kur vota është qitur mbi bazat e simpative dhe të parave.

Qytetarët kanë për kënd të votojnë. Të votojnë për forcat përparimtare politike. Gabojmë rëndë nëse mendojmë ti përmirësojmë politikanët e vjetër. Për këtë gjë mendojë së shumica janë të vetëdijshëm. Votat tuaja për ndryshime edhe në zgjedhjet lokale, janë margaritarë i çmuar për Kosovën dhe qytetarët e saj të lodhur nga jeta e keqe. Dalja masovike në zgjedhje është e drejtë qytetare. Të votohen njerëzit e besueshëm.  Mos votoni për ata që mendoni së janë e keqja më e vogël, së nga ata nuk do të dalë asgjë e mirë .Nga e keqja më e vogël historia na mëson, së do të ndodhë e keqja e madhe e radhës . Mendoni në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë racionale, se bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Pas gabimit në votime, pendesa është e vonshme !Nuk është herët të flasim për këto gjera, së ka mbetur edhe një muaj e gjysmë deri të zgjedhjet lokale të tetorit. Mendoni për të ardhmen e juaj, mendoni për të ardhmen e Kosovës …!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".