Zbulohen skandale të reja të qeverisjes kriminale të Shpend Ahmetit në Prishtinë, qytetarët denoncojnë për "masakër"në Bregun e Diellit

  • 30 August 2021 - 12:08
Zbulohen skandale të reja të qeverisjes kriminale të Shpend Ahmetit në Prishtinë, qytetarët denoncojnë për

Me fotot e postuara në llogarinë e tyre në Facebook, Vrojtuesit e lagjes në Prishtinë, kanë dokumentuar një skandal të ri të keq qeverisjes së Shpend Ahmetit me Prishtinën, ku është zbuluar një hapësirë e pronës komunale  e cila, në një pjesë është shfrytëzuar për ndërtim të objekteve të banimit, përtej lejes së dhënë për ndërtim, kurse pjesa e mbetur akoma  po shfrytëzohet si destinim i egër  parkingu, derisa me planin urbanistik aty është parcelë e ndarë dhe rezervuar për çerdhe fëmijës dhe park për pushim e relaks.

Në vend se të ndërtohet çerdhja në këto dy mandate që po i kalon Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës, hapësira që duket në Foto po shfrytëzohet për parkimin e veturave, ndonëse është e pa rregulluar dhe e pa sistemuar.  Qytetarët që kanë komentuar  në këtë foto, banor të lagjes, kanë treguar së këtu sipas planit urbanistik duhej të ishte ndërtuar një çerdhe e fëmijëve dhe një park, por sikur në Prishtinën e pasluftës që çdo gjë për t’u bërë ishte e mundur, u shpërfill plani ubanistik me “Aminin” e Isa Mustafes dhe sot kemi dy objekte të ndërtuara jashtë çdo norme, ku leja ka qenë vetëm për 5 kate, por aty u ndërtuan dy objekte 11 katesh me tri përdhosa dhe tri nën kulme,  si dhe hapësirë e uzurpuar me tapia fallce.

Pikërisht aty edhe  rruga është pronë komunale por që pronari i atyre  banesave pa pyetur askënd hiç e ka hap për të pas dalje në rrugën kryesore. Komuna e qeverisur nga Shpend Ahmetit duket që në fund të këtij mandati është dorëzuar fare, edhe ashtu nuk ka qenë në funksion të detyrë, por  me numërimin e muajve të fundit nuk po ndërmerr  asnjë veprim në mbrojtje të pronës dhe vendosjes së rregullit për problemet e përditshme të qytetarëve

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".